Ish-deputeti i siguron nipit 5 miliardë lekë pa garë
Tenderët me konflikt interesi janë kthyer në një nga mënyrat më të shpeshta të pazareve mes biznesmenëve dhe pushtetit. Këto janë rastet kur SPAK ka më shumë fakte në dorë që të nisë hetimet, por pikërisht për të tilla raste drejtësia hesht. I tillë është tenderi i hapur nga Bashkia Kavajë, i cili një kap vlerë jo të vogël, por mbi 5 miliardë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-39822-08-25-2022 dhe objekt “Shërbimi i pastrimit të qytetit Kavajë dhe Njësive Administrative Synej, Luz i Vogël e Helmas”. Ky tender është mbyllur me 19 tetor dhe procedurat janë firmosur pa zhvilluar një garë të mirëfilltë.
Në dokumentet evidentohet se, për këtë prokurim kanë paraqitur ofertë 3 kompani, konkretisht bashkimi i operatorëve, Alko Impex Construction shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk, bashkimi i operatorëve Korsel shpk & Cogren shpk dhe firma Pastrime Silvio shpk. Dy firmat e fundit janë përjashtuar menjëherë nga gara me justifikimin se nuk kanë paraqitur urdhër mjeku, diplomë, librezë pune dhe CV për një mjek të përgjithshëm.Deri këtu Bashkia Kavajë është në rregull, pasi shprehet se iu ka kërkuar operatorëve që të dërgojnë dokumentet shtesë dhe nuk ka marrë përgjigje, por më pas vetë bashkia ka vijuar garën me procedura në shkelje. Kjo pasi sipas ligjit, duhej ta pezullonte procedurën dhe të rihapet më pas garën, por autoriteti ka zhvilluar vlerësimin e ofertës vetëm për një operator, konkretisht Alko Impex Construction shpk & ALKO-IMPEX General Construcion shpk. Këto janë dy kompani binjake në pronësi të Arbër Abazit. Kështu, ky i fundit fitoi tenderin 5 miliardë lekë pa konkurrencë. Kjo është edhe arsyeja, që siç duket më dokument, Open Data gjatë monitorimit e ka veçuar me flamur të kuq.
Qoka e Ramës për AbazinPor, nuk mbaron me kaq, linja e korrupsionit dhe shkeljes së ligjit qëndron më thellë. Alko Impex Construction shpk dhe ALKO-IMPEX General Construcion shpk janë të dyja kompanitë e Arbër Abazi, të cilat janë hapur për të përfituar kështu sa më shumë tendera dhe për të arritur të shpërndahen të ardhurat. Arbër Abazi është një figurë e njohur për median dhe publikun. Ai është një biznesmen që ka fituar shumë tenderë nga qeveria Rama me ndihmën e xhaxhait të tij, ish-deputetit të PS-së, Sadri Abazit. Në saj të lidhjeve të bosit Abazi me qeverinë, del e qartë se ky tender i është dhënë më shumë si një qokë nga Rama për Sadriun. Ky i fundit në gusht të këtij viti i ka dërguar një letër Kryeministrit Rama ku “ankohej” për tenderët abuziv të ARRSH-së. Me pak fjalë, po i nxirrte të palarat qeverisë, pasi diku e kishin prekur në kallo. Me urdhër të Ramës institucionet po reagojnë direkt që të mbajnë “në kontroll” Abazin. Për t’i mbyllur gojën ujkut të vjetër të PS-së, i kanë dhënë tender nipit të tij nga një bashki e vogël, por me vlerë të madhe.
Dhuratat e qeverisë për “ALKO-IMPEX”Kompania “Alko Impex” me pronar Arbër Abazin, djalin e vëllait të deputetit Sadri Abazi ishte thuajse e panjohur deri në vitin 2014, kur dhe nisi të ishte fituese në tenderët e bashkive të drejtuara nga socialistët edhe pse në fakt rezulton e regjistruar që në vitin 2011. ALKO-IMPEX, kompania në pronësi të nipit të deputetit të Sadri Abazit, vitin e kaluar kishte rezultuar se ka dalë fituese në 17 nga 19 tenderët ku ka garuar.
Në një statistikë e botuar nga Open Data kishe rezultuar se shtatë institucione i kanë besuar shërbimet e tyre kësaj kompanie, e cila ka përfituar 13 milionë USD. Pra, vetëm nga institucionet e varura nga Rama, biznesmeni Arbër Abazi ka xhiruar 13 milionë dollarë brenda një viti dhe sërish qëndron i paprekur nga ligji. Deri në fillim të këtij viti kjo kompani rezulton të ketë përfituar 47 kontrata publike me vlerë 1.2 miliardë lekë. Ndërsa kompania tjetër, e vetme rezulton të ketë marrë tendera me 1 miliardë lekë. Sigurisht që ai do të vazhdojë të marrë paranë publike, të paktën për aq kohë sa xhaxhai i tij ruan raportet me kryeministrin Rama. Gijotina.com