Ish-deputeti: Ja si mashtron Edi Rama, të lejojë testimin masiv të antitrupave
Ish-deputeti i PD, Endri Hasa me anë të një videoje ka nxjerrë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama më 3 prill dhe dy javë më pas më 27 prill lidhur me numrin e viktimave nga COVID-19 në Shqipëri.
Rama më 3 prill thoshte se projeksioni i Shqipërisë pa mbrojtje është një katastrofë me 18 mijë të vdekur por Shqipëria sot ka 30 viktima gjithsej nga COVID-19. Për më tepër Rama dje e mohoi që ta ketë thënë diçka të tillë por Endri Hasa këto i quan mashtrime dhe predikime të Ramës që duhet të lejojë testimet masive si dhe testimet masive të antitrupave për të çliruar njerëzit nga karantina.
STATUSI I ENDRI HASËS
Dëgjojeni kllounin ? se si mashtron dhe sdi cfarë flet. Konfuzion dhe hatanë e ka bërë ai në trurin e tij të mbrapshtë duke predikuar se si do mbusheshin rrugët me 18.000 të vdekur nga mortja e shekullit.
Kllouni ? ti lërë shfaqet, të shtojë testimet dhe të lejojë menjëherë fillimin masiv të testimit të antitrupave për kuptuar më qartë gjendjen që të fillojë të çlirohen njerëzit nga mbylljet dhe hapjet e karantinës me Facebook. ?