Ish-deputeti: Lajmi i fundit! Vendi në diktaturë

Ish-deputeti demokrat Luan Baçi i është bashkuar reagimeve të shumta të politikës dhe opinionit publik që shkaktoi sulmi i Qeverisë “Rama” ndaj televizionit informativ “Ora News”.

Reagimi i ish-deputetit

Lajmi i fundit! VENDI NE DIKTATURE.

“ISHSH, gjobit dhe kerkon mbylljen e sinjalit te RTV Ora eshte gabim”

Jo nuk eshte, ISHSH, eshte EDI RAMA, qe gjobit dhe kerkon mbylljen e sinjalit te RTV Ora
Ky njeri i papergjegjshem dhe ne delir, ka kohe qe pergatit, vendosjen e diktatures, ne Shqiperi.
Ai pasi ka uzurpuar, te gjitha pushtetet, duke eleminuar Gjykaten Kushtetuese, dhe Gjykaten e Larte, duke perdorur reformen ne drejtesi, per te kapur, KLGJ, KLP, SPAK, dhe çdo institucion tjeter, duke qene se e sundon Shqiperine, me nje grup hajdutesh qe vet quhen deputet, duke qene se ka emeruar, disa batakçinje te tjere si kryetar bashkie, si dhe e ka kthyer partine e vet, ne nje formacion, kusaresh ,sot pa pasur frik, sulmon, ne menyre te paprecedente, dhe pa kurrefare baze ligjore, nje nga mediat me serioze dhe krejtesisht te pavarur, RTV Ora.

Perdori fatkeqesine e termetit, per te rritur popullaritetin e tij, si i vetmi shpetimtar vetem me fjale kete, siç di ta beje vetem ai.
Po perdor pandemine e Covid-19, duke vendosur fasha orare te pakuptimta dhe ne menyre te qellimshme, i jep kompetenca policise, dhe çdo institucioni tjeter, qe zbatimi i tyre te jete ne menyre selektive, per te sulmuar dhe trembur, individe dhe subjekte, por me shume institucione te fjales se lire dhe opoziten.

Ky sulm nuk eshte sulm ndaj RTV Ora, ky eshte sulm ndaj fjales, se lire, dhe ndaj demokracise, eshte sulm serioz, ndaj te gjithe nesh dhe duhet konsideruar, si nje rrezik real dhe prag vendosie diktature.
Reagimi duhet te jete, i shpejte, i plote i pergjithshem, i gjithanshem dhe nga te gjithe ne.
Nuk po mbyllet RTV ORA, po vendoset diktatura, sinjali eshte dhene here pas here, sot po veprohet dhe po pritet reagimi, ne qofte se reagimi do te jete thjeshte deklerativ, dhe me fjale, ne pritje te zbatimit te vendimit, atehere, jemi realisht nen diktaturen e Edi Rames.

SHKARKO APP