Ish-deputeti në krye të Hipotekës Shkodër

Gjokë Jaku është drejtori i ri i Hipotekës së Shkodrës, pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm Zamir Leka.

Jaku mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të hipotekës në Shqipëri. Duke parë situatën e fundit dhe vështirësitë në Hipotekën e Shkodrës, pas rasteve korruptive dhe shkarkimit e arrestimit të disa zyrtarëve të këtij institucioni, Drejtoria e Përgjithshme ka vepruar menjëherë duke mos e lënë bosh vendin e drejtorit në Hipotekën e Shkodrës.

Në këtë mënyrë, Gjokë Jaku është prezantuar si kreu i ri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Shkodër. Gjatë ditës së sotme është bërë edhe prezantimi i ri përpara punonjësve të mbetur në Hipotekën e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas arrestimit të drejtorit të mëparshëm Zamir Leka dhe shkarkimit të tij bashkë me disa zyrtarë të tjerë apo ndalimit të ish-juristit Mirjam Bletaj dhe procedimit të ish-juristes, Frida Mirashi, drejtori i ri i komanduar që vjen nga qendra nuk do ta ketë të lehtë që ta normalizojë situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?