Ish-deputeti Noka: Pushteti kriminal kërcënon opozitën

Gjashtë ish-deputetë të PD-së, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj të cilët sipas Policisë së Shtetit u përfshinë në përplasje fizike me policët brenda drejtorisë së Policisë së Tiranës natën e 16 shkurtit, po tregojnë versionin e tyre të ngjarjes, në një konferencë për shtyp.

Ish-deputeti i PD-së, Flamur Noka tha se thjesht kishte ndërhyrë kur një polic i kishte futur thonjtë në fyt kolegut të tij Gent Strazimiri, ndërsa shtoi se pushteti i Edi Ramës po bën kërcënim politik ndaj ish- deputetëve opozitarë.

“Jemi në tentative kërcënimi politik të deputetëve të opozitës nga ana e pushtetit. Në rastin konkret, ne si deputetë opozitarë po bënim punën tona sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk ka bërë kurrë në demokraci që zyrtarët e policisë të dhunojnë deputetët në krye të detyrës, ky është rast i paprecedent. Prokuroria dhe policia politike e Edi Ramës vetëm dhunon deputetët opozitarë. Unë kam ndërhyrë, kur punonjësi i policisë i kishte futur thonjtë në fyt kolegut Strazimiri. Deputetët janë të paprekshëm në bazë të Kushtetutës. Unë largova një punonjës policie, punonjës i një bande, pasi dhunonte fizikisht një përfaqësues populli. Kjo është çështja për të cilën jemi proceduar”, tha Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?