Ish-deputeti nxjerr fotot nga parlamenti: Pas telave me gjemba, këtë herë e rrethojnë me hekura
Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar foto për masat e forta që po ndërmerr policia para parlamentit, pak orë para protestës së paralajmëruar nga opozita, paralel me seancën plenare.
Sipas ish-deputetit, pas telave me gjemba, tashmë policia po zbaton një tjetër urdhër për të penguar qytetarët që protestojnë, duke rrethuar parlamentin me hekura.
“FRIKACAKU RRETHON PARLAMENTIN ME HEKURA
Po ndodh…Pas telave me gjemba, sjell hekura per te penguar protesten e qytetareve te vet! Vete po ben plane se si do ia beje neser per te shmangur perballjen me qytetaret. T’ia mbathe si cdo here apo ta provoje njehere? Hall i madh e serioz s’ka faj”, shkruan Spahia.
KOHA JONË SONDAZH

