Ish-deputeti PD: Me 11 maj fituan të dy, edhe Rama, por edhe Berisha që ka agjendë personale familjare!

PD vazhdon të jetë në opozitë që nga viti 2013. Do të jetë deri në vitin 2029, por duket se edhe pas vitit 2029 nuk ka shanse të fitojë me këtë lidership drejtues.

Ish-deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj u shpreh sot se kreu i PD Sali Berisha nuk hyri në zgjedhje me qëllim fitimin, por çuarjen përpara të axhendës së tij personale, që tashmë bie ndesh jo vetëm me axhendën e PD, por është është kthyer edhe në një problem për shoqërinë shqiptare.

Kjo pasi me rezultatin e zgjedhjeve qeveria bëhet me arrogante, ndërsa me një opozitë të dobët sipas tij keqqeverisja shkon përpara, tha ndër të tjera ish-deputeti demokrat në news24.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të gjithë e prisnin, e dinin që ishin zgjedhje formale. Për mënyrën si u soll PD para zgjedhjeve që nuk u prezantua kurrë si alternativë fituese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Procedurat e sotme ankimore janë thjeshtë formalitet.

Berisha nuk ka dhënë dorëheqjen dhe për këtë ankimon vendimin e 11 majit.

Në këto zgjedhje fituan të dy palët, Rama që ka pushtetin dhe Berisha që nuk u fut për fitore, por të çonte para axhendën personale.

Ishte një lojë ku fituan të dyja palët nisur nga ajo që kishin në axhendë.

Jashtë raportit personal dhe bashkëpunimit 30 vite në PD, ishte fat i keq që axhenda personale e Berishës ishte kundër asaj të PD, tashmë nuk është një problem brenda PD por është bërë një problem i shoqërisë shqiptare sepse me një opozitë të dobët keqqeverisja shkon përpara”- shtoi Xhaferraj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?