Ish-deputeti Salianji: Juntë debilash, kallëzim penal për Eduard Duron
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës para Bashkisë së Devollit, e cila është blinduar nga policia, pasi kryebashkiaku i ri, Eduard Duro, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, duke u ulur në karrigen e këtij institucioni.
Salinji është shprehur se qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit, Bledion Nallbati, që sipas tij, ka fituar gati 60% të kësaj bashkie.
Sipas tij, ata nuk do të lejojnë instalimin e një junte debilash, të cilët lenë nëpër institucione, duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.
“Qytetarët kanë dalë për të mbështetur kryetarin e ligjshëm të Devollit të fituar thuajsë 60 përqind të qytetarëve siç e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë nëpër institucione duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para.
E patë si një barkëderr i shëmtuar si kryeministri Rama shkallmoi dyert dhe institucionet për të treguar se këtu nuk ka institucione nuk ka ligj dhe vetëgjyqësia është akti që bëri dhe për të cilin do të mbajë përgjegjësi sipas një kallëzimi penal. Personi i vetëshpallur si kryebashkiak dhe që zaptoi zyrat do të kallëzohet edhe për përvetësim të titullit.
Qytetarët nuk po tërhiqen në mbeshtetje të kryetarit Nallbati i cili është i ligjshëm por edhe institucionit i cili sot nuk është publik. Sot këtu nuk ofrohet shërbim publik për shkak të kryeministrit i cili e trajton Shqipërinë si pronë private. Ne do të jemi në mbështetje për shkak të kërcenimeve që bëhen nga ana e administratës dhe policisë ndaj qytetarëve”, tha Salianji.

KOHA JONË SONDAZH

