Ish-deputeti Salianji: “Zgjedhjet në PS” po zhvillohen me paratë e shqiptarëve

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një deklaratë nga Korça, është shprehur se PS-ja po i zhvillon zgjedhjet me paratë e buxhetit të shtetit. Ai theksoi se qendrat e votimit janë të braktisura.

”Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen me paratë e buxhetit. Në qarkun e Korçës pjesëmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farsë zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerëzit tanë në QV dhe kontrollojnë gjithçka. Qendrat e votimit janë të braktisura”.

Salianji e konsideroi 30 qershorin një ditë të zezë për demokracinë. “Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Është shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Është një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit ndryshe nuk do ishim këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?