Ish-deputeti Shehu: Nuk mund të bëhet çdo 5 vite amnisti fiskale

Ish-deputeti i PD-së, eksperti i ekonomisë Sherefedin Shehu thotë nuk mund të bëhet çdo 5 apo 10 vite amnisti fiskale sepse thellon padrejtësinë ndaj atyre që janë të ndershëm.

“Amnistia fiskale aplikohet përgjithësisht pas periudhave të mungesës së një rendi të fortë politik, institucioneve të forta publike, ku krijohen precedentë për shkak të evazionit fiskal apo tregut të zi. Shqipëria tashmë e ka bërë këtë tentativë, jo me sukses të plotë, por e ka kryer amnistinë fiskale në vitin 2011.

Këto amnisti janë të papërsëritshme dhe kjo mjafton për të kundërshtuar amnistinë fiskale të tanishme. Përveç faktit që këtu nuk e pranojnë palët e interesuara, siç janë shoqatat e biznesit.

Nuk mund të bëhet çdo 5 apo 10 vite amnisti fiskale sepse thellon padrejtësinë ndaj atyre që janë të ndershëm. Në një farë mënyre, përsëritja nxit vetë evazionin, pasi biznesi e di që do të vijë shpejt dita e amnistisë”.

SHKARKO APP