Ish-deputeti Shezai Rrokaj: Shqipërisë po i ikën truri i kombit

Gjatë një interviste në studion e Fax News ish- deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj, deklaroi se situata aktuale politike është gri për shkak të keq qeverisjes së mazhorancës, e cila i ka humbur shpresat qytetarëve.

“Situata është gri për shkak të keq qeverisjes së mazhorancës, mungesës së shpresës qëe cila I ka humbur shpresat  Shqiptarëve. Rasti i Astirit ka nevojë urgjente të qartësohet se nga vijë ato firma fantazma”.

I pyetur se cilido të jetë skenari i protestës së 16 marsit, Rrokaj është shprehur se misioni I kësaj proteste është rrëzimi i qeverisë Rama. Gjithashtu ai shtoi se opozita kërkon t’i kthejë shpresën e humbur qytetarëve të cilët po braktisin vendin për shkak të gjendjes ekonomike dhe politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni i protestës është rrëzimi i Edi Ramës. Bizneset sot ndihen të ndëshkuara dhe kemi një rënie të tyre, ajo që po ndodhë sot është krizë ekonomike. Shqipërisë po ikën truri i kombit, madje kam statistika që shumica që kanë mbetur janë me shkollë 9-vjeçare. Ne duam që t’i kthejmë shpresën qytetarëve shqiptarë. Ne duam të ndërrojmë qeverisjen e keqe. Ne po punojmë që edhe socialistët e ndeshëm të shohin dhe konstatojnë këtë keq qeverisje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipatrët ndeshen me probleme të shumta, ata duhet të jenë në 16 mars jo për të ndërruar deputetët por keq qeverisjen. Ka ardhur moment i pastrimit edhe nga ana e deputetëve”-u shpreh ish-deputeti.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/817228231958802/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?