Ish-deputeti socialist Alfred Peza shpallet zyrtarisht i pafajshëm

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, tashmë sekretar për marëdhëniet me mediat në PS ka marrë pafajësi për akuzat e ngritura nga prokuroria e Tiranës. Vendimi i pafajësisë është dhënë ditën e premte nga gjyqtari i Tiranës Artan Gjermeni, i cili gjatë një prononcimi për Shqiptarja.com, konfirmoi se Alfred Peza ishte shpallur i pafajshëm.

“Po është e vërtetë që ka marrë pafajësi. Prokuroria shkriu tre akuzat e ngritura më parë në një akuzë të vetme, atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”, dhe pas një gjykimi të shkurtuar gjykata konkludoi me dhënien e pafajësisë”-tha gjyqtari Gjermeni. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?