Ish-deputeti socialist: Si e mora mandatin kundër vendimit të PS në 1996
Flet pas 23 vitesh deputeti i anatemuar socialist. Ish-deputeti socialist, mjeku pediatër Sali Rexhepi, tregon se përse vendosi të marrë mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të kontestuara nga Partia Socialiste, më 26 maj 1996.
Si fitues në zonën e Përrenjasit, përballë ish-zv.ministrit të Industrisë dhe Minierave të PD, Rushan Koçibelli, me vota të numëruara nga komisionerët demokratë, Rexhepi shprehet se përfaqësoi në Kuvend besimin e votuesve të tij dhe u soll si deputet i pavarur.
23 vjet pas mandatimit të tij si deputet, në një situatë aspak të ngjashme me zhvillimet e sotme në politikën shqiptare, Rexhepi shprehet se fitorja e tij në një sistem maxhoritar është e drejtpërdrejtë dhe aspak si fitore e siglës së partisë.
Si e mori mandatin e deputetit perballë një kandidature të njohur në zonë, si e “kërcënoi” Kastriot Islami që ta linte mandatin e marrë, dhe çfarë bisedoi me Pjetër Arbnorin.
“Kastriot Islami kishte telefonuar disa herë. Më dhanë përpara një deklaratë të gatshme që të tërhiqesha nga zgjedhjet sepse po bëheshin presione në të gjithë Shqipërinë”- tregon mes te tjerash ai.
KOHA JONË SONDAZH

