Ish-deputetja e LSI: Ishte manifestim i jashtëzakonshëm

Ish-deputetja e LSI, Silva Cakaj, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta ishte i jashtëzakonshëm dhe kishte një pjesëmarrje të jashtëzakonshme.

Ish-deputetja deklaroi se flamujt kuqezi të vendosur në krahun e çdo qytetari pjesëmarrës në manifestim treguan se të gjithë shqiptarët në shesh përfaqësonin dhe ishin aty për Shqipërinë.

“Flamuri në krah ishte simbolika e këtij manifestimi. Për sa kohë sa sot ka pasur aty vetëm flamuj kuqezi, sigurisht që simbolika do të ishte e madhe, ku shqiptarët përfaqësonin Shqipërinë në të gjitha dimensionet e saj. Unë nuk e gjykoj si manifestim politik, kam parë aty njerëz që s’kanë lidhje me politikën. Manifestimi pati një sukses të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Vlen për t’u përmendur dhe simbolika e zgjedhur nga Presidenti për të pasur në podium njerëz që përfaqësojnë fusha të ndryshme”, tha Cakaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?