Ish-deputetja e PD: Fatkeqesia natyrore është kthyer në fatkeqësi shtetërore

Ish-deputetja demokrate e Lezhës Lindita Metaliaj ka viziztuar zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas saj, “fatkeqesia natyrore eshte kthyer ne fatkeqesi shteterore”!.

“Kanë kaluar tre javë nga termeti dhe qeveria e dështimit dhe propagandës nuk ka marrë asnjë masë konkrete për këto familje, duke rënduar kështu edhe më tej pasojat ekonomike dhe sociale”, shkruan ish-deputetja.

Ja postimi i saj i plotë:

Fatkeqësia natyrore është kthyer në fatkeqësi shtetërore!

U takova me banorët e prekur nga termeti i 26 nëntorit, në fshatrat e njësisë administrative Zejmen.
Në Pllane familja e Valentin Vukës, kryefamiljari i paralizuar, me banesën me demtime të rënda e klasifikuar e pabanueshme, prej tre javësh ndodhet në një çadër verore, me gruan dhe tre femijët, ku çfarë fryn jashtë futet brenda në temperaturat e uleta dhe erën e fortë që karakterizon Lezhën.Valentini i paralizuar ka nevojë për asistencë mjekesore dhe ilaçe ,sherbime të cilat nuk mund të jepen në çadër. Kanë kaluar tre jave nga termeti dhe qeveria e dështimit dhe propagandës nuk ka marrë asnjë masë konkrete për këto familje, duke renduar keshtu edhe me tej pasojat ekonomike dhe sociale.

Eshte e pameshirshme dhe kriminale qe qytetaret e semure te jetojne ende ne çadra, pa asnje perkrahje dhe te mos preken 150 milione dollare te koncesioneve per 10 oligarket.

Kjo eshte fytyra e vertete e qeverise se hajduterise dhe mashtruesit te surrelit.

SHKARKO APP