Ish-deputetja e PD: Në Lezhë ka zbarkuar ushtria (VIDEO)

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, përmes një postimi në facebook, denoncon se në Lezhë ka zbarkuar ushtria dhe policia. Ajo thotë se vendi është kthyer sikur të jemi në gjendje lufte. Ish-deputetja nënvizon ndër të tjera, se nuk do ti pranojnë dhe as nuk do ti njohin votimet e së dielës.

Postimi i plotë

Shtetrrethim ne qytetin e Lezhes! Zbarkojne ushtria dhe forca te shumta policie, sikur te ishim ne gjendje lufte! Edi Rama, me ushtri e polici kerkon ti besh zgjedhjet? Akoma nuk e ke kuptuar qe Lezha dhe e gjithe Shqiperia nuk do marrin pjese ne votime moniste? Te gjithe bashke ne mbrojtje te Demokracise, Rendit Kushtetues dhe Pluralizmit politik! Ne nuk i pranojme dhe nuk i njohim votimet farse. 30 qershori do shenoje fillimin e fundit te regjimit diktatorial te Edi Rames! Ti dhe banda jote keni deshtuar!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?