Ish-deputetja e PD-së i kthehet Lleshajt: S’të vjen turp që tallesh e mashtron lezhjanët!
Ish-deputetja e PD-së Lindita Metaliaj ka replikuar në distancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn për repartin e zjarrfikëseve në Lezhë.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Metaliaj thekson se në 7 vite qeverisje, asnjë investim, ndërsa theksoi se qeveria ishte e zënë duke blerë gaz për të helmuar shqiptarët. Mes ironisë demokratja theksoi se Lleshaj i nderoi me vizitën e tij.
MESAZHI I METALIAJT
Sander helmi “na nderoi” sot me viziten e tij ne Lezhe!
Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon!
Pasi bllokuan trafikun per ore te tera ne te gjithe qytetin, tentojne te tallen duke fyer inteligjencen e lezhjaneve.
Harrojne sherbetoret e Rames qe po qeverisin prej 7 vitesh tashme dhe se ky eshte ministri i trete “shembullor” i narkoqeverise Rama!
Sander kimiku vizitoi sherbimin e zjarrfikeses ne Lezhe dhe i sapo zbrituri nga hena konstatoi (fjalet e tij ):
-Skemi ndonje gje te bukur per te treguar sot!
-Sherbimi i zjarrfikeses eshte lene ne harrese per shume vite!
-Kujtohemi ne mengjes per kete sherbim!
-Une e kam vendosur ne top prioritet ne leter sherbimin zjarrfikes ,dhe duam te bejme nje stacion te ketij sherbimi me standarte Europiane!!!!!!!
Ku ishe ti Sander nderkohe??
Nuk te vjen turp te tallesh dhe te mashtrosh lezhjanet??
Harruat qe po qeverisni prej 7 vitesh apo ishit te zene me blerjen e gazit per te helmuar protestuesit paqesore ne bulevard?
Apo ishe i zene me prishjen banditeske te teatrit ne 4 te mengjesit, ku angazhove 1500 uniforma blu,forcat shqiponja, FNSh, Renean etj per te dhunuar artistet, intelektualet ,perfaqesuesit e opozites, gazetaret, qytetaret etj
Turp per ty dhe shefin tend qe mendoni qe propaganda do t’ju nxjerre nga llumi ku jeni zhytur!
Diteve tuaja po ju vjen fundi!
Shqiptaret nuk harrojne!