Ish-deputetja e PD-së: Si po përballet Korça me koronavirusin, duhen ndërhyrje në ekonomi

Ish-deputetja e Partisë Demokratike në Korçë Ledina Aliolli ka pasur një komunikim sot me Fax News, ku ka shprehur shqetësimin që po kalon ky qytet, por edhe i gjithë vendi, si pasojë e përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Alolli tha se shqetësuese mbetet numri i lartë i rasteve pozitive në Korçë, që derimë tani janë 9, ndërsa situata ekonomike sipas saj kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga ana e Bashkisë.

“Ne këtu përballemi me disa beteja, e para është ajo për sigurimin e shëndetit tonë, por nga ana tjetër kemi dhe betejën për të siguruar ekonomikisht qytetarët. Duhet të kthejmë shpejt sytë nga ekonomia jonë, të kthejmë sytë nga biznesi, që e gjitha kjo të mos shndërrohet në një epidemi ekonomike”, u shpreh Alolli, e cila tha se në Korçë shumica e bizneseve kanë mbyllu aktivitetin e tyre si pasojë e frikës së përhapjes së koromnavirusit.

“Sot ka familje qe jetojnë me 1 ose 2 dollarë në ditë, ka familje që kanë vetëm një të punësuar, të cilat kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ekonomike, prandaj vëmendja duhet të shtrihet ndaj shtresave në nevojë.

Një vëmendje e madhe duhet t’iu kushtohet pensionistëve, shohim që Bashkia i ka kontaktuar për tiu siguruar transportin për ushqime dhe medikamente, por pyetja që ngrijhet në këtë situatë është, a kanë ata mundësi që ti përballojnë këto kushte vetëm me të ardhurat e pensionit?”, tha më tej ish-deputetja.

Ajo shtoi se duhet të ketë masa sa më të menjëhershme ekonomike, dhe me përjashtimin e biznesit nga taksat lokale, si dhe faljen e detyrimeve për ujin dhe dritat.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/252965915742323/

 

SHKARKO APP