Ish-deputetja e PD sjell dëshmitë e qytetarëve: Ja si e rrëzojnë propagandën e shëmtuar të Ramës

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ky i fundit po bën propagandë, që sipas saj po ia rrëzojnë dëshmitë e qytetarëve.

Teksa ka publikuar një video në ‘Facebook’ Pampuri thekson se shumë qytetarë tregojnë se janë të braktisur për shkak të situatës me COVID.

“Dëshmitë e qytetarëve rrëzojnë propagandën e shëmtuar të qeverisë. Shumë të moshuar janë braktisur pa asnjë ndihmë. Pa ushqime, pa ilaçe ata janë pasqyra e vërtetë e qeverisjes së Edi Ramës. Problemet e qytetarëve nuk zgjidhen me teatrin e telefonatave të kryeministrit. Njerëzit po e bëjnë sakrificën, prandaj menaxhimi profesional dhe jo show politik është çfarë duan qytetarët nga qeveria. ?”, shkruan demokratja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?