Ish-deputetja e PS, emërohet në krye të spitalit të Traumës

Spitali i Traumës nga sot do të ketë drejtues të ri. Ajo është ish-deputetja e PS Edlira Bode, e cila zë vendin e Arben Zenelajt i cili e mori këtë detyrë në vitin 2017, ndësa tani do të caktohet shef Shërbimi në këtë spital.

Gjatë viteve 2017-2021 ajo ka mbajtur mandatin e deputetes për qarkun e Korçës, si anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, periudhë gjatë së cilës ka qenë mbështetëse dhe promovuese e një sërë ligjesh të lidhura me shëndetin, profesionet mjekësore dhe mbrojtjen sociale.

Bode ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Në vitet 2008-2016 ka punuar si mjeke specialiste otorinolaringologe në spitalin rajonal të Korçës. Bode ka drejtuar në vitet 2015-2016 urdhrin e mjekëve për qarkun e Korçës.

SHKARKO APP