Ish-deputetja e PS tregon arsyen pse la politikën: Kisha rezerva për Kuvendin

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj është rikthyer pas në kohë ndërsa ka kujtuar periudhën kur iu propozua të ishte pjesë e politikës. Ndonëse sot është jashtë Kuvendit, pasi hoqi dorë nga kandidimi për deputete, Leskaj tregoi për emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ dhe arsyet se pse u tërhoq.

Leskaj tha se ftesën për t’u futur në politikë nga ish-kryeministri Fatos Nano, ndërkohë që ishte larguar nga Kuvendi për arsye se kishte ndjerë veten jashtë atij vendi.

“Kur kam hyrë në politikë, ishte shumë e vështirë. Kam refuzuar kur më ka marrë në telefon kryeministri i asaj kohe Fatos Nano që të futesha në politikë, por mikeshat e mia më kanë nxitur. Kur e kemi bërë betejën për kuotën kemi qenë 6.7 % në parlament. Unë nuk doja të kandidoja, por doja të përfundonte edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. Nuk doja të merresha më me lajme për mua. Ditën kur ka mbaruar procesi i zgjedhjes së presidentit, ua bëra të ditur edhe mediave. Unë kisha kohë që i bëja pyetje vetes; ‘çfarë bëj unë këtu’. Kisha rezerva për cilësinë e parlamentit dhe kam. Unë që kam qenë aty nuk ka qenë e lehtë. Njeriu vjen një moment dhe bën një bilanc e reflektim dhe mendon nëse e ndjen veten mirë në parlament. Ne nuk duhet të futemi në llogore politike (i drejtohet deputetes së PD Albana Vokshi)”, tha Leskaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?