Ish-deputetja fiton gjyqin

Ka përfunduar beteja ligjore e ish-deputetes së PD-së Arbjola Halimi. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur ta rikthejë në detyrën si pedagoge brendshme e psikologjisë në Universitetin e Elbasanit ”Aleksandër Xhuvani”, ish-deputeten.

Prej 1 viti, Halimi nuk pranohej të rikthehej në Universitet por sot e ka fituar këtë të drejtë mbi bazë të Nenit 22 të Ligjit per Statusin e Deputetit.

Halimi nuk u bë pjesë e listave të zgjedhjeve të 25 qershorit, dhe në shtator të 2017 ajo ju drejtua Rektorit të Universitetit të Elbasanit, për rikthim në vendin e mëparshëm të punës si Pedagoge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?