Ish-deputetja: Fjalimet e Ramës s’kanë lidhje me realitetin e më të varfërve

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri shprehet se kryeministri i vendit, Edi Rama i ka braktisur të varfrit në këtë situatë të pazakontë, shkaktuar nga Covid-19.

“Fjalimet e Edi Ramës nuk kanë lidhje me realitetin e më të varfërve. Ai i injoron dhimbjet e një babai që nuk ka çfarë t’u japë fëmijëve. Nuk do t’ia dijë për dhimbjen e një nëne që nuk ushqen dot fëmijët. Përçmon lotët e një fëmije që nuk e ndjek dot shkollën online, sepse prindrit e tij janë të pamundur. 300 mijë shqiptarë jetojnë në të tilla kushte mbijetese, duke u ushqyer vetëm 1 herë në ditë. Deri tani nuk janë ndihmuar me asnjë qindarkë nga qeveria. Përgjigja e Edi Ramës per ta eshtë “bla bla bla”. ?“- shkruan Pampuri në Facebook, teksa i shoqëron fjalët e saj me një video të Ramës.

SHKARKO APP