Ish-deputetja franceze: Shqipëria jo në BE! Ka mafie, korrupsion dhe martesa me forcë
Shumë papritur, ish-deputetja franceze, Marion Marechal ka shpërthyer në urrejtje kundër Shqipërisë, duke renditur disa prej stigmave që kanë shqiptarët në botë, shpesh edhe të ekzagjeruara.
Përmes një postimi në X (ish-Twitter), ajo shkruan se Shqipëria nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian pasi është një vend që ka korrupsion, femra të dhunuara, mafie, hakmarrje madje edhe sipas saj dhe vend ku martesat bëhen me forcë.
“Korrupsion, martesa me forcë, femra të dhunuara, mafia, hakmarrja, trafiku: Jo hyrjes së Shqipërisë në Europë”, shkroi Marechal në X.
Corruption, mariages forcés, femmes battues, mafias, vendettas, trafics : non à l’entrée de l’#Albanie dans l’UE !#AvecMarion pic.twitter.com/Af7vlEwRhl
— Marion Maréchal (@MarionMarechal) October 18, 2023
KOHA JONË SONDAZH

