Ish-deputetja publikon videon: Qeveria s’ka marrë asnjë masë serioze kundër Covid-19, spitalet s’kanë më vende

Ish-deputetja demokrate, Orjola Pampuri, akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Teksa publikon një video në ‘Facebook’, ish-deputetja thekson se spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me Covid-19, ndërsa shton se “kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande”.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë serioze për të përballuar pandeminë, prandaj sot të sëmurët qendrojnë për orë të tëra në ambulancë përpara se të gjemdet një shtrat tek infektivi. Pavarësisht propagandës qeveritare, spitalet nuk kanë vende për të sëmurët me COVID. Nuk është çështje procedurash. Nuk ka qenë kurrë e tillë. Nëse do të ishte për burokraci, do të kishte qenë e tillë që nga fillimi. Fatkeqësisht, kemi një qeveri që e shkëmben një jetë me një video propagande. 👇”, shkruan Pampuri.

SHKARKO APP