Ish-deputetja: Revolucion kundër monstrës Edi Rama
Në një reagim mbi protestën e qindra qytetarëve në Rrugën e Kombit, ish-deputetja e PD-së, Albina Deda, shkruan se nuk do të ketë më ndalim ndaj Kryeministrit Rama, të cilën ajo e cilëson si monstër.
”Nuk ka kauzë më të shenjtë se të ngrihesh kundër një monstre të rrezikshme, kundër këtij Haxhi Qamili të droguar, kundër këtij Esati tradhëtar të parashutuar”,-shkruan Deda.
Më tej ish-deputetja përçon thirrjen për bashkim. ”O sot o kurrë kundër ologarkisë, kundër këtij preversi që po punon të shkatërrojë ekonominë dhe idealet e shenjta të shqiptarisë”.
KOHA JONË SONDAZH

