Ish-deputetja: Sandër helmi ”na nderoi” sot me vizitën e tij. Ditëve tuaja po ju vjen fundi

Ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, përmes një postimi në facebook, ka replikuar në distancë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, lidhur me vizitën e tij në repartin e zjarrfikëseve në Lezhë. “Propagandë, mashtrim, tallje”, e quan Metaliaj vizitën e Lleshajt në këtë repart, sipas së cilësh ndryshe nga sa pretendon ministri, është lënë në harre prej vitesh. Bashkangjitur deklaratës së saj, Metaliaj ka publikuar disa video ku shihet sesi Lleshaj ka bllokuar trafikun për orë të tëra për vizitën e tij.

Postimi i plotë

Sandër helmi “na nderoi” sot me vizitën e tij në Lezhë! Propaganda e turpshme dhe e neveritshme vazhdon! Pasi bllokuan trafikun për orë të tëra në të gjithë qytetin, tentojnë të tallen duke fyer inteligjencën e lezhjanëve. Harrojnë shërbëtorët e Ramës që po qeverisin prej 7 vitesh tashmë dhe se ky është ministri i tretë “shembullor” i narkoqeverisë Rama! Sandër kimiku vizitoi shërbimin e zjarrfikëses në Lezhë dhe i sapo zbrituri nga hëna konstatoi (fjalët e tij ):

-S’kemi ndonjë gjë të bukur për të treguar sot!

-Shërbimi i zjarrfikëses është lënë në harresë për shumë vite!

-Kujtohemi në mëngjes për këtë shërbim!

-Unë e kam vendosur në top prioritet në letër shërbimin zjarrfikës ,dhe duam të bejmë nje stacion të këtij shërbimi me standarte Europiane!

Ku ishe ti Sander ndërkohë? Nuk të vjen turp të tallesh dhe të mashtrosh lezhjanet? Harruat që po qeverisni prej 7 vitesh ,apo ishit të zënë me blerjen e gazit për të helmuar protestuesit paqësore në bulevard?

Apo ishe i zënë me prishjen banditeske të teatrit në 4 të mëngjesit, ku angazhove 1500 uniforma blu, forcat shqiponja, FNSh, Renean etj për të dhunuar artistët,intelektualët, përfaqësuesit e opozitës, gazetaret,q ytetarët etj Turp për ty dhe shefin tënd që mendoni që propaganda do t’ju nxjerrë nga llumi ku jeni zhytur! Ditëve tuaja po ju vjen fundi! Shqiptarët nuk harrojnë!

https://www.facebook.com/kleiten.metaliaj.7/posts/628502741078570

SHKARKO APP