Ish-deputetja shpërndan thirrjen e Bashës. Rama IK

Ish-deputetja e PD-së, Fatbardha Kadiu, ka shpërndarë mesazhin e kreut të Lulzim Basha për protestën e sotme. Në thirrjen e Bashës, thuhet se: ”Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike. Edi Rama duhet të ikë”.

Postimi i plotë

Me të fortët dhe kriminelët nuk konkurohet në zgjedhje. Ne nuk nuk mund të konkurojmë politikisht me Avdylajt në Durrës, me Habilajt dhe Xhafajt në Vlorë, me Shullazët në Tiranë, me Rrajat dhe Bushët në Krujë, me Bajrat në Shkodër, me Lalat në Peshkopi, me Sanxhaktarët dhe Sejdinët në Elbasan, me Ndokët dhe Prengat në Lezhë, me Rroshët në Kavajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që mendojnë ndryshe janë të verbër ose naivë. Ata që nuk kanë problem që Edi Rama të qeverisë me standarde mafioze dhe diktatoriale, ata që mbyllin sytë përditë përballë krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit, nuk mund t’i kërkojnë opozitës që të kthehet në Kuvend apo të marrë pjesë në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Askush nuk duhet të gënjejë veten asnjë çast. Edi Rama do të përdorë çdo pushtet, cdo qindarkë, çdo mundësi për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe këdo.

Ata që mendojnë se Edi Rama mund te kufizohet, mund të reformohet apo mund të emancipohet, janë naivë. Edi Rama është i zhytur në krim dhe nuk ka më as fuqinë morale dhe as mendore për të respektuar as standardet më minimale demokratike politike.
Edi Rama duhet të ikë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?