Ish-dhëndri vrau prindërit e ish-gruas, ja fotot e viktimave
Me idenë e qartë, në orën 5:30 të mëngjesit të së hënës, Majlind Lila shkoi në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në kryeqytet, aty ku jetonin prindërit e ish-gruas. Aty kreu aktin e rëndë të vrasjes që tronditi Tiranën. Bujar dhe Xhevaire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52-vjeç, u vranë nga 52-vjeçari, i cili më pas vrau edhe veten. Autori që tronditi mbarë opinionin publik, kishte vetëm 2 ditë që kishte mbërritur nga Suedia por nuk dihet shkaku i ardhjes, apo nëse ishte deportuar pasi kishte kërkuar azil së bashku me Nevilën, vajzën e çiftit të ndjerë.
Ish-vjehrrin e vrau në dhomën e ndjenjës, kurse ish-vjehrra humbi jetën nga tentative për tu larguar nga banesa por plumbat e Lilës i morën jetën në korridor. Lila me orgjinë nga Burreli, pasi iu bllokua arma e krimit, qëlloi veten me thikë e më pas u hodh nga kati i dytë në oborrin e banesës së çiftit të marrë me qira. Edhe pse u transportua për në spital, ai ndërroi jetë nga plagët që ja shkaktoi vetes.
Autori prej disa vitesh bashkëjetonte me Nevilën, vajzën e çiftit të ekzekutuar me tre plumba. Nga ajo marrëdhënie, ata kanë edhe një vajzë të mitur që Lila kishte kërkuar kujdestarinë. Prej disa kohësh Majlindi dhe Nevila 36-vjeç kishin emigruar në Suedi, për të kërkuar azil. Prindërit e vajzës ka qenë kundër kësaj marrëdhënie, ndërsa Nevila aktualisht ndodhet në Suedi. Mësohet se ata nuk kishin bërë celebrim por sipas uniformave blu, Lila e kishte njohur atësinë e vajzës së tij në gjendje civile.
Lila fajësonte prindërit e Nevilës, Bujar e Xhevahire Mata me origjinë nga Korça, për ndarjen nga vajza e tyre. Pikërisht ky konflikt dyshohet të jetë edhe motivi i krimit të rëndë. Ngjarja e rëndë ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të “vrasjes në rrethana familjare”. Mësohet se Majlind Lila konsumonte shpesh pije alkoolike. Dyshohet se edhe në momentin e kryerjes së krimit, ai mund të ketë qënë nën efektin e pijes. Pritet që grupi hetimor të zbardh më shumë për këtë vrasje të trefishtë. Vrasja e çiftit Mata në Tiranë nga ish-dhëndri i cili më pas vrau edhe veten, e çon bilancin e të vrarëve nga krimi në 5 dhe kjo brenda 2 javëve.
Reagon Nevila: Unë e futa atë njeri të sëmurë në jetën tuaj
Nevila Mataj, mëngjesin e së hënës humbi prindërit e saj. Tragjedia në familjen e 39-vjeçares është edhe më e rëndë, pasi autor i kësaj masakre ishte njeriu me të cilin ndau vite të jetës së saj dhe lindi edhe një vajzë. Dhe pikërisht këtë tragjedi e dhimbje është përpjekur që të shprehë në disa postime në rrjetet sociale. Bën fajtore veten dhe dëshiron që të ishte ajo në vendin e prindërve Bujar dhe Xhevaire Matajt, të cilët u ekzekutuan me armë në shtëpinë e tyre në zonën e Astirit, nga ish-dhëndri i tyre Majlind Lila. “Si ju vrava unë, ju gjëja ime me e shtrenjtë. Më fal vëlla, më falni të gjithë”, shkruan Nevila në një postim të ditës së hënë, në faqen e saj në facebook.

KOHA JONË SONDAZH

