Ish-diplomati Çejku: Kurti ka bërë hapa pas, serbët po pengohen nga diktati politik që vjen nga Beogradi
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku thotë se presionin më të madh në këtë mes e ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili megjithatë ka dhënë shenjat që është gati dhe ka bërë disa hapa prape.
Çfarë mund të veçojmë nga takimi i fundit i Brukselit?
Kjo duket pak a shumë si ajo marrëveshja e Ohrit, që biem dakord por nuk e firmosim. Edhe Kurti, edhe Vuçiç po luajnë me ato kartat e tyre, sepse janë të dy në vështirësi. Ajo që mund ta konsiderojmë si më pozitive është pranimi i zgjedhjeve nga ana e Kurtit, i cili ka dhënë shenjat që është gati për të bërë disa hapa prapa.
Le të shpresojmë që ky është një hap serioz, megjithëse aty ka një kleçkë që, kur përmendet ligjshmëria e zhvillimit të zgjedhjeve, do të thotë që vetë serbët duhet të nënshkruajnë një peticion me dhjetëra mijëra firma, gjë të cilën unë nuk besoj se ata do ta bëjnë.
Kjo pasi është diktati politik që vjen nga Beogradi nëpërmjet Listës Serbe, apo atyre formacioneve të tjera paraushtarake, apo ato që janë grupacione ilegale në veri që ushtrojnë presion mbi popullatën e thjeshtë.