Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO

Ditën e sotme, ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, është paraqitur në GJKKO. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihen arsyet se përse ish-drejtoresha e IKMT-së është thirrur në Gjykatën e Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dallëndyshe Bici, u shkarkua nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në janar të këtij viti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024.

Ndërkohë, në vendin e Dallëndyshe Bicit, në krye të IKMT-së u emërua Adriatik Kupi, i cili më parë ka mbajtur disa funksione si drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?