Ish-drejtoresha e jetimores mesazh publik Blendi Fevziut

 

Gazetari i TV Klan, Blendi Fevizu bëri një emision mbrëmjen e djeshme me temë “Kush i dhunon fëmijët”. Pas përfundimit të emisionit, Gjeluci shkruajti një status drejtuar gazetarit Fevziu.

“Do të të mësoj një këngë të re shkodrane”, i shkruan Gjeluci, Fevziut.

Ja statusi i plotë i saj:

“Do e mësoj Blendi Fevziun të këndojë një këngë qytetare Shkodrane shumë shpejt , madje me atë shkopin në dorë do shpjegojë edhe notat me akute të jareve Shkodrane .

Duhet t’ia heqim mendjen nga tallavaja atij dhe shumë personave aty që s’marrin erë as nga muzika profesionale (të cilen nuk e kam profesion , por e kam stidiuar për pasion) , por as nga institucionet e përkujdesit të cilet secili prej tyre aty pasurohet cdo ditë dhe din me e mbajtë mirë një shkop në dorë . Madje kanë edhe “intelektin e bollshëm” për të vlerësuar intelektin tim.

S’dinë… s’dinë s’dinë ,ndaj asnjëri nga ata aty s’mund të gjykojnë , vleresojnë , apo kur pashë ca syze aty tu fol për shifra pa pikë informacioni . Do mbajnë përgjegjësi për cdo shpifje të thënë. Mbase edhe nuk habitem duke pase parasysh disa persona aty . Niveli , pikpamjet politike etj …

… Opinion antivlerë po aq sa akti i shëmtuar i ish punonjëses ndaj fëmijës!”.

 

SHKARKO APP