Ish-drejtori i burgjeve, Artur Zoto dënohet me 5 vite burg

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 5 vite burg ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zoto. Ai akuzohet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në lidhje me tenderat e ushqimit në drejtorinë e burgjeve në kohën kur mbante postin e drejtorit.

Më herët avokati i ish-drejtorit të Burgjeve Artur Zoto, Ardian Leka kërkoi pafajësi për klientin e tij. Leka tha se nuk vërtetohen akuzat për korrupsion për ish-drejtorin e Burgjeve dhe se nuk është vërtetuar në asnjë moment se Zoto ka bashkëpunuar me nëndrejtorin Iljaz Labi.

“Në përgjime del se Iljaz Labi nuk ka pasur asnjë komunikim me Zoton”, shprehet avokat Ardian Leka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoto u arrestua pas dëshmisë së ish-vartesit te tij Iljaz Labi. Ky i fundit bashkepunoi me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenët që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?