Ish-drejtori i Policisë: Efektivi të marrë dënimin! Punonjësit e tjerë duhet të kishin ndezur kamerat e trupit
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Arjan Hoxha në një lidhje për Ora News ka folur nga ana profesionale për vrasjen e Klodian Rashës.
Sipas Hoxhës, polici që ka qëlluar për vdekje 25 vjeçarin duhet të marrë dënimin sipas ligjit. Ai ka vijuar më tej duke vendosur theksin se ende nuk ka një dinamikë të ngjarjes, teksa sipas tij edhe efektivët e tjerë të policisë që kanë qenë në vendngjarje duhet të kishin ndezur kamerat e trupit.
Hoxha: Më indinjon veprimi i policit që duhet të marrë dënimin sipas ligjit, por efeh fakti i disa vonesave që duhet të ishin zbardhur vetëm për impaktin që kanë në shoqëri për kryerjen e këtij krimit. Ai pretendonte që ka komunikuar me sallë por deri tani nuk kemi asnjë raport që tregon se kur ka komunikuar, konflikti, nëse janë konflikuar fizikisht me të riun. Nuk kemi dinamikën e ngjarjes. Nuk kemi kamerat e trupit që i kemi parë të keqpërdoren për shoë, për korrupsion. Po nuk kanë impaktet që ka vrasja e një të riu. Të paktën punonjësit e tjerë të policisë duhet t’i kishin ndezur.
Nga ana tjetër nuk kemi kamera në zonë, të paktën të njihen nga institucionet që kanë informacion. Nuk kemi një akt ekspertize serioz, nga se i ka ardhur vdekja tjetër, përveç plagëve. Goditjet në kokë, çarjet dhe qepjet apo goditjet në pjesën e parë të trupit, nuk kemi një raport.