Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda në vetting: I hetova mbesën, Ina Rama të përjashtohet nga trupa
Ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela kërkon përjashtimin e ish-kryeprokurores Ina Ramës nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit ku është pjesë e trupës për shkak se ka konflikt interesi si edhe të anëtares Natasha Mulaj.
“Kërkoj përjashtim nga gjykimi të anëtares Natasha Mulaj. Konfliktin e interesit e kam marrë këtë jave. Jam vënë në dijeni të kolegjit për heqjen dorë nga ju gjatë gjykimit të gjyqtarit Artur Malaj. Nisur nga një hetim që unë kam në duar jam duke zhvilluar hetime ndaj shtetasve A. M. Dhe V.M, që më rezultojnë vëllezërit tuaj. Bëhet fjalë për një konflikt mes tyre dhe shtetasit S.P. Rezulton se V.M ka lajmëruar vëllain për konfliktin.Ndaj ekskavatorit të S.P. është qëlluar me armë zjarri”, tha ajo.
Donika Prela kërkoi po ashtu përjashtim nga Kolegji të gjyqtares Ina Rama.
“Me cilësinë e prokurores në Durrës kam zhvilluar hetime ndaj kushërirës I. B. së saj të parë per akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore”.
I.D. ka punuar në prokurorinë Durrës si sekretare dhe si psikologe. Kur i është kërkuar të plotësojë dosjen me diplomën, por ajo nuk e ka sjellë.
Pasi është larguar nga prokuroria kushërira e Ina Ramës ka kërkuar të regjistrohet si psikiloge në Gjylatën e Durrësit, duke pasur në dosje një diplomë të universitetit “Kristal”.Nga hetimet e bëra rezultoi se diploma ishte e falsifikuar.Faktin që I. D. është kushërira e Ina Ramës e kam mësuar gjatë hetimit”.