Ish-e dashura e shqiptarit rrëfen vrasjen e tij në Mykonos: U përleshën 10 minuta

Visar Dakrama është shqiptari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek në ishullin e Mykonos, Greqi.

23-vjeçarja e cila kishte lidhje me viktimën dhe me autorin punon në një lokal nate në ishull. Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.

Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren. I gjithë konflikti fizik mes dy djemve nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike ka ndodhur për 10 minuta. Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?