Ish-futbollisti i njohur rrëfen 7 ditët në Infektiv/ ‘Ishte një tmerr i vërtetë, nuk kishte as sapun’
Në një intervistë për Abc News me Mirela Milorin, ish-futbollisti Florian Riza, njëherësh zyrtar i FSHF ka treguar si e mësoi se ishte i infektuar me koronavirus dhe se si e kaloi tasmë me sukses këtë betejë.
Riza gjatë intervistës së tij ka shpehur pakënaqësinë për urgjencën 127, ku ka theksuar se në kontaktin e parë që ka pas me të nuk e kanë marrë seriozisht si rast. Ish futbollisti është shprehur se pas refuzimit nga 127 ka telefonuar mjekun e familjes Arian Harxhi, dhe pas marrjes së antibiotikut të parë duke qene se gjendja nuk ndryshoi, ka qenë ai që i ka kërkuar që të paraqitet në spital.
Ndër të tjera ai është shprehur se është e vështirë të mendosh faktin se të sëmurët me koronavirus në vendin tonë duhet të përballen me kushtet skandaloze që ka Infektivi.
Intervista e Plotë:
Mirela Milori: Me 10 mars ke pas shenjat e para? Sa ishte temperatura
Florian Riza: 38 deri në 39 kisha temperaturë dhe ethe dhe nuk e kuptova çafrë është kjo, por duke qene se ishte një stinë virale nuk u shqetësova. Me kalimin e ditëve kur bëhet dhe problematike temperatura e lartë, fillojnë dhe konsultat e para me njerëzit e familjes dhe mjekët. Nga konsultat me njerëzit e afërm më thanë që të merrja 127 në telefon dhe e kam bërë diçka të tillë as ditës së gjashtë të temperaturës kam marrë 127 në telefon u informova nga personi që flisja se duhet të vijoja të isha në shtëpi pasi ishte thjesht një viozë stinore dhe nuk kishte të bënte me Covid se ishte një virozë stinore që do të vijonte deri në 7-10 ditë dhe më tha që të pija paracetamol.
Mirela Milori: Dhe sa ditë qëndrove në shtëpi pas telefonatës me 127 dhe të tha që vijo e qëndro se është virus i stinës?
Florian Riza: Vijova dhe tre katër ditë të tjera më pas telefonova sërish 127 për të kërkuar ndihmë se çfarë po ndodhte pasi ishte një temperaturë që zgjati 7-8 ditë dhe ishte e lartë por nuk mora përgjigje dhe u detyrova që të shqetësoja doktorin Arjan Harxhi që ka ndjek rastin tim. Pas kontaktit me të ai më dha një antibiotik për të parë si do më reagonte trupi dhe temperatura vijojë sërish e lartë dhe në darkë vendosëm që me 21 mars të shkoja në spital për të bërë një skaner për të parë se çfarë vatre infeksioni mund të kisha në trup. Në momentin që mbylla telefonin me doktorin temperatura ra dhe unë kam djersitur dhe kur jam paraqitur në spital nuk kam pasur temperaturë, por pas skanerit kam parë se kisha një iflamacion të shkallës së mesme por fillestare dhe dujhet të shtrohesha në spital. Pasi u ekzaminua mushkria më bënë testin e COVID ku rezultova pozitiv.
Mirela Milori: Çfarë përjetove kur të thanë se je pozitiv me koronavirus?
Florian Riza: Unë jam ish futbollist i Tiranës dhe kam mentalitetin e njeriut që nuk duhet të dorëzohet dhe një nga arsyet është se kjo sëmundje ka nevojë për një moral të lartë dhe besim tek vetja ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet. Ditën që shkova në spital nuk kisha asnjë shqetësim, pasi une e di trupin tim. Më tepër e gjithë historia ime është se 127 është një urgjencë që nuk ju vjen në ndihmë njerëzve, besoj se kjo është një problem i madh, pasi 11 ditët me një temperaturë 39 është e vështirë që të përballohet nga secili
Mirela Milori: A të bënë një pyetësor pasi more 127, dhe në bazë të tillë ato dhe klasifikojnë nëse je apo jo i dyshuar me koronavirus
Florian Riza: Më bënë një test që unë i plotësoja kushtete për të qenë një i sëmurë me Covid, por që faktori që ata nuk e morën parasysh ishte mosha dhe fakti që unë isha i vetëm në shtëpi dhe nuk kisha kë të infektoja që ato e vlerësonin që unë skisha pse të shkoja në spiatl.Por unë jam nje person që zhvilloj takime të shumta jam një person shumë social punoj në institucion që ka një punë në terren dhe kontaktet janë të shumta. Unë kam qernë jashtë shtetit dhe kam pas aktivitete. Ata duhet të jenë të ndërgjegjshëm, pasi unë nuk kam pas dijeni se isha i prekur dhe ditët e temperaturës unë nuk kam ndenjur në shtëpi por kam dalë dhe kam bërë pazar. Unë mund të kemë qenë një person që mund të kem infektuar pa e ditur.
Mirela Milori: Sa qëndrove në spital?
Florian Riza: Në spital kam qëdruar nga e shtuna e 21 marsit deri të shtunën tjetër që kam marrë një antibiotik të fortë për të kuruar inflacionin fillestar të mushkrive pastaj kam bërë një tampon që kam dalë negativ. Më pas kam bërë dhe analizën e gjakut përfundimtare që tregon se trupi ka fituar antitrupa dhe doktoreshë Esmeralda më tha se duhet të isha dhe dy javë në shtëpi për tu siguruar.
Mirela Milori: Si ishte java në spital?
Florian Riza: Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Njerëzit aty kishin problematika nga më të ndryshme, por të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë me Covid. Nuk e mban vendi që në 2020 mos të kesh një pavion, nuk e di se si certifikohen kto pavione që për mua i përket akomodimit i perket vitit 1920. Por duke qenë se ishte i vetmi spital Covidje i detyruar të durosh kushtet.
Mirela Milori: Po flasim për kushtet pasi për personelin mjeksor është ndryshe?
Florian Riza: Absolutisht pasi doktor Janaqi dhe doktoreshë Esmeralda kanë bërë një punë shumë profesioniste dhe pse në kushte të vështira. Pao një pjesë të mirë infermieresh që janë të kualifikuara unë nuk e di se si mund të quhet spital. Njerëzit kanë shkuar për tu shëruar dhe jo për të përballuar ato kushte.
Mirela Milori: Ti e kalove mankthin e e keq të spitalit, paska qenë një gjë për të mos u kujtuar më
Florian Riza: Unë jam njeri i mësuar pasi kam pasur mamanë të sëmurë prej vitesh dhe kam qenë i deturuar që të ndjek spitalet në Shipëri, por pas vitit 2008 ku nuk kam shkuar më në spital kam menduar se do të kishte një ndryshim por fatkeqësisht janë më të rrënuar se ç’kanë qenë.
Mirela Milori: Del nga spitali dhe çfarë protokolli të rekomanduan mjekët?
Florian Riza: Protokolli është i qartë për të gjithë. Duhet të më çonin me ambulancë në shtëpi dhe unë nuk kam dalë nga shtëpia e kam akoma makinën në parkimin e spitalit. Më thanë se duhet të rrija dhe 14 ditë në shtëpi për të qenë plotësisht negativ, neser kam ditën e fundit.
Mirela Milori: Si e kalon ditën në karantinë, që nga 10 marsi deri tani?
Florian Riza: Unë në karantinë jam ditën që kam dalë nga spitali, pasi ditët e tjera unë luaja futboll dhe pse isha me temperaturë. Unë në shtëpi vijoj që të ushtroj aktivitet, dhe stërvitetm si sportistët dhe ish sportistët. Pjesën tjetër duke parë lajmet dhe u informuar se çafrë ndodh në botë.
Mirela Milori: Ti u bërë personazh në Abc se ke qenë në studio mos gaboj me 9 mars?
Florian Riza: Jo unë në Abc jam çdo të enjte në emisionin Presing, dhe për herë të fundit kam qenë në ABC me datën 5 mars. Unë nuk njoh asnjë person personalisht të sëmurë me COVID 19. Por ndoshta distancimi social ka bërë të mundur që unë të mos kem infektuar askën. Dhe një person tjetër në federatë dhe është infektuar më pas dhe unë me të skam pas kontakt prej më shumë se 15 ditësh.
Mirela Milori: Ku mund të jesh infektuar me Covid?
Florian Riza: Kur kam folur me 127 kam dashur që ti tregoj çdo të vërtetë apo kurkanë dashur që të bëjnë hetimin epimidiologjik kam qenë shumë i sinqertë. Jeta ime gjatë shkurtit ka qenë shumë aktive kam qenë thuajse në çdo vend dhe kam takuar vazhdimisht njerëz, nuk e konceptoj dot ku mund të jem infektuar.
Mirela Milori: Historia jotë jashtë shtetit si ka qenë, ke pasur ndonjë udhëtim në këto vendet siç është Italia apo vendet e përhapura koronavirusi?
Florian Riza: Kam qenë në Frankfurt dhe në Federatën Gjermane të futbollit në fillim të shkurtit dhe në datën 17-20 kam qenë në Gjenevë në institucionin më të lartë Evropian që është UEFA. Në të dy këto vende kam qenë dhe udhëtimet kanë qenë nga Frankfurti, për herë të fundit ka qenë 20 shkurt që daton dhe kthimi im nga Gjeneva
Mirela Milori: Në opinionin tënd, superliga duhet të mbyllet apo duhet të gjendet një tjetër mënyrë?
Florian Riza: Absolutisht jo unë mendoj se ëhstë skenari i fundit ne do e zhvillojmë kampionatin me çdo kusht ndoshta unë nuk mund të them se kur, por do të lughet dhe pse me data të shtyra. Java e parë e qershorit mund të jetë dhe fillimi i superiores.
Mirela Milori: Sot Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë një nismë që do të likujdojë do të marrë një kredi për të likujduar pagat.
Florian Riza: Është një ndër gjërat më të mira që ka bërë Federata e Futbollit, dhe presidenti Armando Duka në këtë rast. Humanizmi prediminon në këtë rast pasi kjo nuk është një detyrë e federatës por njerëzit që kanë vlera dhe e kanë humanizmin brenda vetes eshtë një vlerë e madhe që të arrijnë në këto përmarsa. Kjo është një ide që ka disa ditë që është lançuar, pasi futbolli duket sikur është vetëm i 10 apo 20 ekipeve, por ne kemi rreth 16 mijë fotbollistë dhe stafe të tërë që merren me ndeshjen e futbollit dhe të gjithë duhet të paguan. Nëse qeveria nuk e mori guximin për të paguar këto, Federata mori vendimin e duhur.
Mirela Milori: Unë nuk e dua opinionin si pjesë e Federatës por si ish futbollist
Florian Riza: Unë jam shumë i gëzuar që Federata dhe isha i bindur do e merrte këtë hap Federata do të jetë gjithmonë pranë personave që merren me futboll, unë kam qenë i sigurt se kjo gjë do të ndodhte. Qeveria duhet ti vërë gishtin kokës dhe të reflektojë, pasi Federata mund të arrijë minimalizmin e saj për të paguar këto paga, qeveria duhet të bëjë 3 fishin. Një lekë i hedhur në sport është katër lekë të kursyer në shëndetsisë. Është fakti që të tregojmë edhe njëherë se Gjermania është kaq vitale, jo vetëm që shëndtsia është në nivele të larta por se ka dhe një popullsi shumë të stërvitur. Kultura spoertive mbetet kultura e të gjithë kulturave.
Mirela Milori: U ktheve në shtëpi dhe dëgjoje lajmet, pasi është pandemia që po e ul në gjunjë shëndetsinë siç kam parasysh, Italinë, Spanjën, SHBA, si ndjehet një person që e ka patur këtë virus dhe e shikon se me çfarë është përballur?
Florian Riza: Unë nuk kam fare, mendoj se kërcënimi është më shumë mediatik sesa real, njerëzit duhet ta kuptojnë se ky është një grip që shumë mund të mos e kuptojnë, apo për një pjesë të mirë që e kalojnë në mënyrë të lehtë fatalitete janë shumë të vështira, por janë pjesë e jetës. Kjo është jeta dhe unë dua të besoj se kërcënimi në emër të këtij virusi është më i dëmshëm se vetë virusi.
Mirela Milori: Nesër dita e fundit në karantinë?
Florian Riza: Nesër është si ditë dhe si natë pasi mbyll plotësisht ditët e mia në karantinë .
Mirela Milori: Ke qëndruar ndonjëherë kaq shumë mbyllur?
Florian Riza: Një person që ka operuar gjurin por patjetër por deri në 3 javë jo një muaj.
Mirela Milori: Çfarë do të bësh kur të dalësh nga karantina?
Florian Riza: Unë nuk kam listë por gjërat e përditshme që më kanë mungura.