Ish-gjyqtari Miri te Krimet, avokati kërkon gjykim të shkurtuar
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca paraprake për ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata që do të shqyrtojë dosjen në themel. Shkëlqim Miri akuzohet për “korrupsion”, pasi iu gjendën në fillim të nëntorit 300 milionë lekë në shtëpi.
Shkëlqim Miri, u ndalua me urdhër të Prokurorisë për dyshimet e korrupsionit, ndërsa në banesën e tij iu sekuestruan gjatë kontrollit me vendim gjykate 174 mije euro, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë.
Për Shkëlqim Mirin hetimet kishin nisur në janar 2017, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika pesë vjet më parë.
KOHA JONË SONDAZH

