Ish gjyqtari Shkëlqim Miri kërkon gjykim të shkurtuar
Ish gjyqtari i akuzuar për korrupsion Shkëlqim Miri kërkon në gjykatë gjykim të shkurtuar.
Kërkesa është bërë në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga avokati i tij në seancën paraprake dhe trupi gjykues pritet të shprehet herën tjetër.
Arrestimi i tij u bë një vit më parë pas një hetimi të nisur nga prokuroria nën akuzen e korrupsionit pasi dyshohet se ka përfituar shumen prej 20 mije eurosh në këmbim të ndryshimit të kualifikimit të veprës penale të një ngjarjeje të ndodhur në Burrel, në vitin 1997.
Dyshohet se gjyqtari ka ndryshuar akuzën nga vrasje, në plagosje të rëndë me dashje.
I akuzuari quhet Gentian Doda, i ekstraduar kohë më parë nga Los Anxhelos, në SHBA.
Në fillim të nëntorit gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 300 milionë lekë në shtëpi. Ai ishte emëruar që prej vitit 2010 në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe deri në vitin 2012-të ka qënë anëtar i KLD-së .
KOHA JONË SONDAZH

