Ish-gjyqtari Thanza në Prokurori
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, ku do të merret në pyetje. Admir Thanza është shkarkuar nga detyra në korrik 2018.
Atij iu zbulua një dënim në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin, Thanza nuk e kishte deklaruar në formular, ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali.
Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza. DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), ka konkluduar se Thanza ka fshehur procedimin penal për korrupsion dhe se ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.
KOHA JONË SONDAZH

