Ish i dënuari kujton grushtat dhe shqelmat e rreshter Shyqit: Ua thyente drurin në kurriz të dënuarve

 

“E kam njohur kur ka qenë i ri, por nuk kam pasur shoqërim me të.

Ishte tip rrugaçi. Nuk besoj se ka luftuar me armë në dorë, për arsye të moshës

Kështu e kujton hetuesin e komunizmit Shyqyri Çoku, ish- i dënuari Sami Repishti gjatë një interviste për të përditshmen Panorama.

Ai thotë se atë e thërrisnin “Rreshter Shyqi”, një njeri që “ua thyente drurin në kurriz të dënuarve.

Duke folur për hetuesin e komunizmit, Sami Repishti tregon se “kanë qenë vëllezërit Gavoçi, kaporiona komunistë në Shkodër, dhe dajat e tij që e kanë promovuar për të bërë karrierë në Sigurim.

Personalisht kam ngrënë disa shkopinj dhe grushte e shqelma pothuajse të përditshme për afër 24 muaj hetuesie”

Shyqyri Çoku është një nga ish- hetuesit e dekoruar 29 Nëntorin e kaluar.

Emri i tij u përmend për shkak se ai ka qenë hetues i At Zef Pllumit.

SHKARKO APP