Ish-këshilltarët rrëfejnë njohjen dhe bashkëpunimin me Bujar Nishanin

Ish-ambasadori Flamur Gashi rrëfen se Bujar Nishanin e ka njohur në fillim të viteve 90’ kur ishte shef i Protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes. Gashi thotë se atëherë Nishani ishte djalë i ri, elegant, tepër korrekt në punën e tij dhe jashtëzakonisht miqësor e paqësor. Ai ka qenë Këshilltar për 3 vite për çështjet e Rajonit dhe Diasporës dhe e quan veten fatlum që ka bashkëpunuar “me një burrë shteti si Bujar Nishani”.

Kurse Ledina Mandija, ish-zv/kryeministre, tregon po ashtu si është njohur me Nishanin dhe bashkëpunimet që ka pasur me të.

“Në fillim njohjen e kisha në distancë, nga persona që e kishin mik nga PD-ja dhe flisnin me superlativa për të. Në vitin 2010, Nishani, kur ishte Ministër Drejtësie, më ka komunikuar funksionin tim si avokate e Përgjithshme e Shtetit, në varësi të ministrit të drejtësisë”,-tha për ”Euronews Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe kur ishte president, bashkëpunimi i tyre vijoi pasi Mandija u bë Këshilltare Ligjore e atëherë president, Nishanit. ”Kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm dhe kemi bërë një punë shumë voluminoze”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?