Ish-këshilltari i Nishanit sulmon Bashën: E ka futur PD në kurth pa rrugëdalje

Ish-këshilltari i ish-Presidentit Bujar Nishani, ka bërë një shkrim mbi debatet e fundit për video-përgjimin e famshëm. Ndriçim Kulla thotë se Lulzim Basha e ka futur në një kurth pa rrugëdalje Partinë Demokratike. Ai thotë se qeveria ka ngritur një kurth, ku nëse në qershor nuk merr mbështetjen për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, ”qeveria po thotë çdo ditë se opozita ka qëllim që të ndikojë në vendimin e BE-së, pra nënkuptohet se nëse vendimi është negativ fajin e ka opozita”.

Shkrimi i plotë i Kullës

Opozita është në të drejtën e saj që të shikojë një kauzë për të protestuar ndaj qeverisë në historinë e ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij, duke kërkuar me këtë rast, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të historisë së vëllait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por opozita duhet ta dijë se në qoftë se në qershor Bashkimi Europian merr vendim për të filluar negociatat me Shqipërinë për anëtarësim, atëherë kauza e opozitës do të kthehet kundër saj, pasi shqiptarët do të mendojnë se këto që thotë opozita nuk janë të vërteta, ndryshe Europa nuk do të merrte një vendim pozitiv. Kështu, është në lojë besueshmëria e opozitës ajo që lideri Basha e theksoi veçanërisht në fjalimin e tij në kuvendin e fundit të PD-së, si vlerë për t’ u arritur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ana tjetër e këtij kurthi është se qeveria ka krijuar një kauzë të saj të cilën do ta përdorë në rast se vendimi i BE-së për Shqipërinë në qershor do të jetë negativ. Qeveria po thotë çdo ditë se opozita ka qëllim që të ndikojë në vendimin e BE-së, pra nënkuptohet se nëse vendimi është negativ fajin e ka opozita.

Por në fund të qershorit nuk do të mbahen mend këto detaje, por do të kërkohet shkaku se përse vendit iu mbyll porta e BE-së. Opozita në këtë rast mund të thotë se BE nuk mund të merrte vendim pozitiv për Shqipërinë me një ministër të Brendshëm si Fatmir Xhafaj, por a do të ketë besueshmëri ky qëndrim i opozitës kur shqiptarët shohin zyrtarët europianë që vijnë e takohen me Fatmir Xhafajn edhe pas ditës së vendimit negativ për Shqipërinë, nëse ndodh që të merret një vendim i tillë.

Në këto kushte, më shumë besueshmëri do të ketë kauza e qeverisë e ngritur kundër opozitës, sikur kjo me të gjitha këto që bën ka synim që të ndikojë në vendimin e mbledhjes së nivelit të lartë të Bashkimit Europian në qershor për hapjen e negociatave për anëtarësim, pra që vendimi të jetë negativ për Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?