Ish-këshilltari i Presidentit nuk ndalet: Mafia është në pushtet

Ish-këshilltari i Presidentit për çështjet e mbrojtjes, Priro Ahmetaj, nuk ndalet në komentet e tij kundër qeverisë dhe të majtës në pushtet.

Pasi Bujar Nishani firmosi lirimin e tij, për shkak të tensioneve që krijoi me deputetët e mazhorancës në Kuvend, gjeneral Ahmetaj ka bërë një tjetër status në FB.

“Do kontribuoj me më shumë përgjegjshmëri që të tejkalohet ky udhëkryq kritik i atdheut tonë të përbashkët. Jam i bindur se me ndihmën e SHBA-ve do mundemi t’ia dalim, siç ia doli Italia e viteve ‘80-’90, që shpëtoi nga mafia me pushtet”, shkruan ai.

Ky status duket se rrëzon pretendimet e tij se dikush ka hyrë në adresën e tij në FB, duke sulmuar deputetët e majtë në Komisionin e Sigurisë si trafikantë.

Deputetët e majtë reaguan duke e akuzuar Ahmetajn si ish-spiun të Sigurimit, madje i publikuan edhe pseudonimin “Shkodrani”.

SHKARKO APP