Ish-Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi flet për herë të parë për 21-Janarin: Plumbat janë rikoshetë. Ngjarja nuk duhet të kishte ndodhur

Ish-Komandanti i Gardës Ndrea Prendi ka folur për herë të parë lidhur me protestën e 21-Janarit të vitit 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona.

10-vjet pas ngjarjes, Prendi shprehet i keqardhur, ndërsa pohon se Garda është një strukturë që vepron në zona me siguri të lartë.

Pjesë nga intervista

B: Ju keni qenë komandat i Gardës se Republikës me gradën  Gjeneral në 21 janar 2011, si e shihni 10 vite me pas këtë ditë?

P: Ajo ngjarje ka lënë gjumë tek unë sepse ka patur 4 viktima për të cilat unë kam shprehur ngushëllimet e mia dhe kam ndjerë dhimbje, por në atë ditë ka patur dhunë kundrejt institucioneve të shtetit.

B: A ndjeni përgjegjësi personale apo përgjegjësi morale për këtë ngjarje? Ju jeni dënuar nga Gjykata e Lartë a ndjeni përgjegjësi personale?

P: E kam konsideruar si ngjarje të dhimbshme, por edhe të rrezikshme që nuk duhet të kishte ndodhur, sepse Garda nuk duhet të ishte aktivizuar dhe protesta s’duhet të ishte në ato përmasa.

B.Një nga gjërat the;bësore për të cilën është folur është fakti që të 4 viktimat janë qëlluar jashtë perimetrit sigurisë të kryeministrisë…

P: Në lidhje me këtë dua të sqaroj dicka. Nëse mund t’i referohemi skemës që ka Garda e Republikës për zonën e sigurisë së lartë, në këtë skemë Kryeministria nuk është objekti. Ajo është rrethimi prej kangjellave të hekurit dhe kalimit i tyre për Gardën është ngjarje e jashtëzakonshme. Dhe zona potokalli në momentin që ka trazira si 21 Janari kthehet në zonë të kuqe.

B. Cfarë mbron Garda?

P: Unë kam shumë pikëpyetje nëse ata janë të vrarë nga garda apo jo.

B. C’domenthënë, njëra nga vrasjet është vërtetuar, madje dy prej vrasjeve sipas gjykatës kanë autor.

P: Janë verifikuar sipas gjykatës dhe janë konsideruar edhe nga të tjerë rikoshetë, mund të jenë edhe aksidentale nuk e përjashtoj.

B: Janë plumba të Gardës së Republikës.

P. Ajo është cështje e prokurorisë pastaj. Dua të them që Garda në këtë skemë që paraqita është një stukturë që vepron në zonë me siguri të lartë. Garda e Republikës nuk ka patur përplasje me protestuesit.

B:Kur aktivizohet Garda e Republikës?

P: Vetëm pasi cënohet institucioni shtetëror

B: Kishit informacione që mund të kishte probleme?

P: Etiketimi për atë që po ndodhte ishte demostrata, e cila jepte një impakt më të dhunshëm. Eksponent të opozitës në atë kohë në media të ndryshme bënin thirrje për dhunë dhe viktima.

SHKARKO APP