Ish-komandoja Neim Avdulaj kalon në regjimin ”41 Biss”

Ish-komandoja Neim Avdulaj, mësohet se këtë të mërkurë është futur në regjimin 41 biss, për një vit. Avdylaj u fut në këtë regjim pas kërkesës së Drejtorisë së Burgjeve, të aprovuar edhe nga SPAK. Gjithashtu kjo kërkesë ishte firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Avdulaj u arrestua dhe u hetua nga krimet e rënda për grabitjen e armatosur të blindave që po transportonin 3.2 milionë dollarëve në aksin Qafë-Kashar. Ai ka treguar para grupit hetimor se si u organizua plani për grabitjen e parave, duke treguar se ka qenë personi që ka dalë garant se do gjente persona të tjerë, të aftë për të kryer grabitjen. Aktualisht nga SPAK po shqyrtohen prej javësh edhe 14 kërkesa të tjera, që po mbahen nën vëzhgim dhe janë të dënuar të sigurisë së lartë.

Vendimi është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë, duke u bazuar në dënimin e tij prej 17 vite e 4 muaj burgim, tha më vonë në një njoftim Drejtoria e Burgjeve.

SHKARKO APP