Ish-konkurenti i ”Përputhen” në pranga, organizonte prostitucion në banesën me qira

29-vjeçar Alban Dyrmishi, një ish-konkurent i emisionit ”Përputhen”, këtë të martë u prangos nga Policia e Shtetit. Ai kishte shndërruar banesën në një qendër prostitucioni.

Dyrmishi raportohet se pasi kishte marrë një ambient me qira, në rrugën “Sami Frashëri”, të cilin e kishte përshtatur si qendër masazhesh ku kishte të punësuara vajza të reja.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit. Policia procedoi penalisht dhe dy punëtoret e Dyrmishit, shtetaset F. D., 19 vjeçe dhe E. T., 20 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?