Ish-kreu i ISHP pjesë e listës së deputetëve për Tiranën: LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar

Ish-kreu i ISHP-së dhe Agjensisë së Kontrollit të Barnave, Besnik Jakaj do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në radhët e LSI-së për qarkun e Tiranës. Në një intervistë për Fax news, Jakaj tha se më shumë sesa mandati i tij dhe përfitimi personal, është shumë e rëndësishme që opozita e bashkuar të mund të fitojë zgjedhjet për të ndryshuar gjendjen ku sot ndodhen qytetarët e vendit.

Jakaj tha se LSI synon që të fitojë 40 mandate deputetësh në rang kombëtar, ndërsa foli dhe për politikanët që do të ketë përballë nga PS në dy prej njësive të Tiranës Pandeli Majo dhe Ulsi Manja. Jakaj foli me supelativa për të dy deputetët socialistë, por tha se përpara që ti shërbejnë Rilindjes, ata duhet të dëgjojnë zërin e familjeve të tyre.

“Kam marrë angazhim politik në njësinë numër 11 dhe në njësinë numër 5, unë kam qenë në mënyrë të vazhdueshme kritik ndaj qeverive, kërkues ndaj vetes dhe ndaj qeverisë, por kërkues duhet të jesh duke dhënë kontributin tënd.

Në fakt ju po më pyesni për dy emra nominale (Pandeli Majo dhe Ulsi Manja), por unë nuk jam në këtë garë për të qenë përballë tyre. Për të dy emrat kam respekt, me zotin Majko njihem që prej vitit 1998, ndërsa më zotin Manja kam marrëdhënie miqësore, janë dy familjarë të shkëlqyer të dy, por nuk janë në rrugën e duhur me Rilindjen. Kjo qeveri ka kaluar çdolloj limiti, ata duhet të bëjnë punën e tyre si politikanë, sa kohë që janë pjesë e PS-së.

Unë është hera e parë që angazhohem në një nivel të tillë politik, qoftë me strukturat, qoftë edhe me kandidimin tim. Unë nuk e di sesa njerëz do ti bashkohen Besnikut, doktorit, dhe LSI-së ajo mbetet për t’u parë. LSI do të kalojë 40 mandate në nivel kombëtar. Unë përballë kam Rilindjen, nuk kam as Pandeliun dhe as Ulsin, unë nuk jam përballë Nora Malajt apo zotit Haxhinasto.

Unë nuk kam asnjë lloj ambicie personale të shfrenuar, e rëndësishme është që LSI është jnjë familje e madhe, dhe me emrat që ka do të ketë një fitore spektakolare. Në krye të fushatës së Tiranës do të jetë zoti Vasili, që ka një eksperiencë të shkëlqyer, është zonja Klajda Gjosha, Përparim Spahiu që është një ekonomist i spikatur, për të vazhduar me zyshë Norën e cila është një mikja e familjes sime, për të vazhduar te Brisida Shehaj, nuk është çështja se kush do të jetë deputet nga ne, do të bëjmë më të mirën për qytetarët”, tha Jakaj gjatë intervistës për gazetaren Denisa Ruzi.

SHKARKO APP