Ish-kreu i KQZ aplikon për rregullator, Kume: Herën e parë nuk dija ku të shkoja! Komenti “epik” që bën Murrizi

Ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume ishte në Komisionin e Posacëm ditën e sotme pasi është në garë për rregullator të KQZ-së. Në fjalën e tij u shpreh se dëshira për rikthim lidhet me kontributin që do të japë në institucionin e rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjet në vend.

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani e di se ku shkoj dhe cafrë duhet të bëj”- ka thënë ai, pyetur nga komisioni, se përse ka dëshirë të rikthehet sërish.

“Pas 23 viteve që merrem me këtë gjë, do të jetë akti i fundit imi për të kontribuar në atë që mendoj se ka më shumë nevojë nga ne, dhe ata që kanë eksperienca të formuara në këtë fushë”, tha Kume.

Në favor të tij, deputeti Myslim Murrizi ka deklaruar votën pro duke thënë se “e deklaroj për kokërr të qejfit”.

SHKARKO APP