Ish-kreu i KQZ: Ja pasojat ligjore në rast se zgjedhjet bllokohen

Dy janë pasojat me të cilat do të përballen komisionerët zgjedhorë nëse do të zgjedhin të bllokojnë aktivitetin zgjedhor, shkarkimi nga detyra ose ndjekja penale. Ish-nënkryetari i KQZ, Kristaq Kume shprehet se katër komisionerë të opozitës kanë mundësi objektive të bllokojnë procesin, por ky skenar ka pasoja ligjore.

Sipas Kumes në gjysmën e njësive vendore s’do ketë garë sepse në KZAZ-të përkatëse është rregjistruar vetëm një kandidat, për Kryetar Bashkie e këto kushte do të mungojë zgjedhja.

Sipas tij heqja dorë e opozitës nga mandatet është e pavlefshme, pasi një akt i tillë nuk u bë publikisht dhe përpara Komisionit Kuvendor të Rregullores dhe Mandatit në Kuvend. Kume thekson se dakortësia për të shtyrë zgjedhjet duhet formatizuar me ndryshime në Kushtetutë. Komentet u bënë në emisionin “Politika Online” në “Gazeta Shqiptare” dhe “BalkanWeb”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Kume tregon pasojat ligjore të bllokimit të zgjedhjeve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?